Disa kohe me pare Megi Pojanit iu besua moderimi i nje prej rubrikave te “E Diell”, emisioni i quajtur “Maskat”.
Mirepo duket se Ori Nebijaj nuk ishte fort e kenaqur nga pozicioni i saj, madje nxiti nje sherr virtual me nje shkrim ne InstaStory:
“Pupupupu, e diela ne shtepi perfundimisht eshte nje torture nese ben ‘zapping’ ne TV. Ca emisione shterpe dhe tallava e ka shkarravina qe bejne si moderatore por qe shkaktojne dhimbje sysh e veshesh. Ndjese per mllefin e sinqerte por i ka jeta dhe keto”– shkroi Ori per Megin, ndersa kjo e fundit nuk ia kurseu nje pergjigje.
“Une jam femije i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’me ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Une jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Une e adhuroj magjine, shume s’eshte kurre mjaftueshem dhe e di mire si e bej punen time. Une dua te jem nje magji spektaklesh. Une nuk moderoj, Une Megipojanizoj!”
Mirepo, duket se Ori e ka hedhur te shkuaren pas kraheve dhe nuk i ka kursyer komplimentat per performancen e fundit te Megit ne “Dancing with the stars”.
“Edhe Britney Spears do ishte xheloze”– shkroi Ori per Megin dhe Lorin me ane te nje postimi ne InstaStory.