Disa ditë më parë u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij.
Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të Topit dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit.
Sipas burimeve të “Sot”, arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani. Mendohet se shkak i konfliktit mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”.
Madje Arbana nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri si prezantuese e Dancing With The Stars”. Të paktën jo publikisht.
Nga ana tjeter, Arbana mund te kete patur angazhimet e saj pasi solli ne jete femijen e trete, mirepo u vu re se nuk kishte së paku asnje postim ne rrjetet e saj sociale nga ana e saj.
Por përveç kësaj, zërat brenda korridoreve të Top Channel tregojnë se Arbana nuk ka një raport aspak të mirë me binjakët ‘Veshaj’ dhe kjo gjë u vu re kur Donaldi e hoqi moderatoren nga lista e ndjekësve në Instagram pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.