[ad_1]
Titulli më i fundit në seritë Battlefield pritet të debutojë në Tetor të 2021 dhe hakerët kanë filluar të shesin exploit përpara debutimit.
Një uebsajt i cili reklamon dëshifrim të lojës si aimbot, radar dhe wallhack për Battlefield 2024 është online.
Loja ende e pa debutuar është testuar deri më sot vetëm 18 orë me një numër të kufizuar lojtarësh. CharlieIntel ofron hakime të cilat nuk mund të identifikohen për Battlefield 2042.
Uebsajti pretendon se ka 1.2 milionë konsumatorë ku asnjëri prej tyre nuk është zënë online duke mashtruar me mjetet e tij.
Lojërat Battlefield njihen për manipulimet dhe mashtrimet e shumta. Versionet e fundit të lojës janë tej mbushur me mashtrime duke shkatërruar çdo mundësi të një loje të ndershme.
Madje kemi parë edhe lojtarë profesionistë të mashtrojnë në nivele të lartë kompeticionesh. Por nuk është e vetmja lojë. Call of Duty, CS:GO apo Fortnite gjithashtu janë prekur. /PCWorld Albanian
[ad_2]