Ish banori i “Big Brother VIP Kosova”, Bruno Pollogati habiti me deklaratën e tij kohë më parë, pas daljes nga BBV.
Ai tregoi asokohe se të gjithë banorët janë paguar por pa treguar diçka më shumë.
Ndërsa së fundmi, teksa ishte i ftuar në “Glamour Zone”, Bruno ka theksuar dhe njëherë se për qëndrimin në shtëpi, banorët paguhen, por këtë herë ai ka folur me shifra.
“Ka qenë një pagesë shumë e kënaqshme, të paktën flas për veten. Ka qenë një ‘x’ shifër me disa zero nga pas, por të saktë nuk mund të ta them për çështje etike”, tha Bruno.
Kujtojmë se burime të shumtë kanë konfirmuar se edhe banorët e reality show-t shqiptar paguhen. Për shifrat ekzakte do të na duhet të presim edhe pak!