“Shfrytëzoi rastin tim me Fifin, ishte dinak!” Granit Cana me tone të ashpra kundër Ilir Shaqirit

Nje nder banoret me te komentuar gjate qendrimit ne “Big Brother VIP””, padyshim ka qene Granit Cana.

Historia e tij me Fifin e solli ne qender te vemendjes.

Se fundmi, Graniti ka qene i ftuar ne emisionin “Glamour Zone” ne “RTV Ora” ku perpos jetes se tij, foli dhe per aventuren ne “BBV”.

Si fillim Graniti u pyet se si i ka raportet me banoret,ku theksoi se me asnjërin nuk ka ndonjë afrimitet të madh.

Me pas, ai u pyet per fituesin e ketij edicioni, Ilir Shaqirin për të cilin nuk e kurseu një koment pikant.

Graniti e etiketoi Ilirin si shumë të zgjuar dhe dinak.

“Ai e shfrytëzonte rastin tim me Fifin, që të bëhej protagonist. Vinte sikur po na ndihmonte, por ishte dinak,”-u shpreh ish-banori Granit Cana.

Me pas, Graniti foli dhe per promon e “BBV2”.

“Çdo television, ka synim të marr klikime. Por unë nuk jam pro kësaj, që të dalin skenat e këqija që kanë ndodhur, sepse me të vërtetë mundet që t’ja kujtojnë njerëzve ato të këqija që i kanë ndodhur banorëve, dhe t’i dëmtojnë në aspektin e punës dhe karrierës. Unë nuk jam pro kësaj.”