Disa ditë më parë tek gjimnazi “Andon Zako Çajupi” familjarët e dy mësueseve u konfliktuan e nuk munguan edhe të shtënat e armëve. Ndërkohë, sot pas ngjarjes së ndodhur drejtoresha e këtij institucioni, Vojsava Kumbulla, është shkarkuar nga detyra.
Kjo edhe pas ankesave të vazhdueshme të mësuesve të tjerë si dhe pasi drejtoresha e Çajupit ka qenë në dijeni më herët për mosmarrëveshjet me mësuesen e gjuhës shqipe dhe mësuesen e historisë, por ngjarja e pazakontë e ndodhur pranë shkollës gjatë orarit mësimor solli këtë reagim të Ministrisë së Arsimit.
Sipas Top Channel, konflikti ka nisur me mësueset për shkak të mosmarrëveshjeve me njëra-tjetrën, ndërsa drejtoria e shkollës është paralajmëruar për një përplasje të ashpër që të premten, por ngjarja nuk është parandaluar.