Pas largimit të Olta Gixharit nga shtëpia e “Big Brother VIP” shumë aludime qarkulluan në rrjetet sociale.
Një pjesë e madhe e audiencës nuk e besuan faktin se aktorja doli nga gara për shkak të mallit për djalin, por besuan histori të tjera që u bënë publike nga burime të pakonfirmuara.
Gjatë atyre ditëve u tha se shkak për largimin e saj ishte bërë një sherr fizik i ndodhur në prapaskenë mes bashkëshortit të Oltës dhe regjisorit Eduart Grishaj.
Ky i fundit ishte i ftuar në puntatën e sotme të “Fan Club”, ku u vu përballë disa pyetjeve pikante përfshirë edhe këtë të përleshjes fizike.
Ai mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë, madje shtoi se ka takuar shumë familjarë të banorëve të BBV dhe Dori ishte një nga më të edukuarit dhe më të sjellshmit.