Nëse dëshironi një jetë të përmbushur, të lumtur dhe kuptimplote, duhet ta bëni lumturinë tuaj prioritet.
Shumë besojnë se të vendosësh veten në radhë të parë është egoiste por kjo nuk është e vërtetë.
Kujdes nga marrëdhënia parazitare.
Një parazit zakonisht lidhet me dikë si ju dhe ju shfrytëzon për burime që i konsideron të nevojshme për mbijetesë.
Shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje parazitare:
- A po bën më shumë për këtë person sesa për veten tënde?
- A po sakrifikon vazhdimisht burimet e tua për të përmbushur nevojat dhe qëllimet e tij/saj ndërkohë që nevojat e tua mbeten të paplotësuara?
- Vazhdon të justifikosh keqtrajtimin e tyre ndaj teje?
- A mund ta kthesh kohën dhe përpjekjen që po shpenzon?
Kur ne i bëjmë të tjerët të lumtur mbi kurrizin tonë ne humbasim në veten tonë dhe harrojmë rrugën e kthimit.
Marrëdhëniet e shëndetshme duhet t’ju ndriçojnë, jo t’ju ngarkojnë.
Nëse fëmijët, partneri, familja ose miqtë e ngushtë po ju presionojnë, me shumë mundësi,nevojat e tyre nuk kanë të bëjnë me ju.