Për këngëtaren e njohur kolumbiane, Shakira, problemet nuk kanë fund.
Pas ndarjes nga Pique, Shakira rezikon të dënohet me plot 8 vite burg, pasi ka akoma një çështje gjyqësore me autoritetet tatimore në Spanjë.
Prokurorët kërkojnë një dënim të ashpër për artisten për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 13.9 milionë eurosh.
Mirëpo së fundmi, Shakira ka “sulmuar” Agjencinë Spanjolle të Taksave, pasi sipas saj, ata i kanë shkelur të drejtat e saj për privatësi.
Shakira pohon se që nga viti 2011 ka paguar më shumë se 104 milionë euro taksa në mbarë botën.
Ajo akuzon agjencinë spanjolle të taksave se ka organizuar një “fushatë mediatike” me qëllimin e vetëm për të “detyruar” këngëtaren në mënyrë që “ajo të pranojë fajin dhe të vijë në marrëveshje me akuzat”.