Pak dite me pare, nje video te dy automjeteve tip “Lamborghini” dhe “BMW” u filmuan nga Policia Shqiptare duke garuar me njera tjetren ne rruget e vendit tone me nje shpejtesi rreth 230 km/h. Teksa te gjithe jane duke folur per kete ceshte, ish-konkurrenti i “Perputhen”, Fation Kuqari ben te njejtin veprim naten e kaluar, ku “fluturon” me makinen e tij luksove, duke sfiduar keshtu dhe policine.
Video u be publike nga vete Fation Kuqari, i cili e ka publikuar ne rrjete sociale ku duket qarte mjeti i tij “Audi”, si dhe shpejtesia marramendese mbi 215 km/h.
Ajo qe nuk dihet e sigurt eshte nese video e filmuar me kete shpejtesi eshte ne Shqiperi, apo ndoshta ne ndonje shtet tjeter ku ndoshta shpejtesia e lejuar eshte “Pa Limit”.
Kjo nuk është hera e parë në fakt që ish-konkurrenti bën të tilla veprime dhe i shfaq në mënyrë publike.
Përsa i përket eksperiencës së tij në program, kujtojmë se para se të hiqte dorë përfundimisht nga “Për’puthen”, Fation Kuqari hodhi akuza të forta për Melisa Lleshin. Ai u shpreh se ajo kishte krijuar lidhje të fshehtë me një nga djemtë e emisionit dhe shkoi aq larg sa e akuzoi vajzën flokëkuqe se ajo kishte kryer edhe marrëdhënie. Fationi nuk preferoi të jepte detaje të tjera, ndërsa Melisa i hodhi poshtë këto akuza. Edhe pse Fationi nuk e tha emrin e djalit me të cilin pretendonte se Melisa ishte në lidhje, publiku zbuloi se bëhej fjalë për Andi Shehin.
Madje, Melisa dhe Andi e konfirmuan vetë më vonë lidhjen e tyre të fshehtë, duke konfirmuar kështu fjalët e Fationit.
Në një intervistë për “Natë Vere”, Fationi u pyet për Melisën dhe habiti me komentin që dha për të. Kësaj here, ai i bëri një kompliment ish-konkurrentes, duke u shprehur se i pëlqen si këngëtare.
“I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare”- tha Fationi.
Me këtë deklaratë, ai la të kuptohet se gjërat mes tyre ishin sheshuar.