Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë.
Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.
Së fundmi Semi na ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor, ku na ka zbuluar edhe disa rreshta nga teksti i këngës gjatë postimeve në Instagramin e saj.
Ditën e sotme bukuroshja ka postuar në Instastory një foto të saj, ku na ka treguar se pothuajse e ka gati këngën vetëm e pengon diçka për ta publikuar dhe ai është titulli i këngës, të cilin Semi nuk e ka vendosur akoma.
“Mendimet e orës 01:30:
kënga gati, video gati, kujtohem që nuk i kam vënë titullin këngës”