Fjoralba Ponari është cilësuar si një nga vajzat më të bukura dhe më të dashura të ekranit për publikun.
Edhe pse në fillimet e saj Fjoralba jepte pak ose aspak detaje nga jeta personale, me kalimin e kohës ka prezantuar me ndjekësit e fansat partnerin e saj.
Pak kohë më parë, në rubrikën “Ask me a quesion” në Instagram, Ponari ndër të tjera është pyetur edhe nëse planifikon të bëj një bebe së shpejti dhe përgjigja që ndjekësi mori ishte e qartë.
“E dashuroj idenë e të pasurit një fëmijë për 5 sekonda, por pastaj ftillohem sepse angazhimet, synimet dhe shëndeti im mendor thonë jo!”- shkruan Fjoralba.
Mirëpo, janë disa momente qe Fjoralbën e tundojnë të marrë vendime të rëndësishme dhe të “prish” planet e saj, si përshembull të shohë partnerin me një bebe në krah.
“Foto si kjo mund te bëhen shkak vendimesh të rëndësishme“- shkruan moderatorja në postim.