Së shpejti një fëmijë?! Flet Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin e “Rudinës” ku ka treguar jetën e saj dhe planet pas martesës me Mark Frrokun.

Mirëpo, a është një fëmijë në planet e tyre?! Këtë na i ka zbuluar vetë Rudina.

Pjesë nga biseda:

Rudina Magjistari: Ndërkohë, Rudinë, planet e tjera pas dasmës, natyrisht që kur urohen, themi “Të trashëgoheni!” E keni në plan së shpejti, ndoshta?

Rudina Dembacaj: Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri.

Rudina Magjistari: Kështu që është në planet tuaja?

Rudina Dembacaj: Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të Dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime. 

https://www.instagram.com/p/CUvRz3ZLXFA/?utm_medium=copy_link