Shqipe Hysenaj ishte konkurrentja e pare qe u be pjese e Për’puthen, por gjithashtu edhe e para qe u largua nga programi, por edhe pse eksperienca e saj u nderpre shume shpejt, ajo shpesh ka ngjallur interes tek publiku persa i perket jetes se saj private dhe jo vetem.
E kemi pare si te ftuar te perhershme ne panelin e “Trotuar” dhe neper intervista te ndryshme, por tani do ta shohim ne nje pozicion krejt ndryshe.
Shqipja do të jetë pranë autorit dhe moderatorit Luan Aliu në emisionin “N’Shtëpi t’Re”, i cili jepet çdo të Shtunë në orën 15:30.
“Gjatë këtij sezoni televiziv nuk do jem vetëm, do të jem në shoqërinë e një kolegeje mjaft interesante”,- ka shkruar Luani.
Shqipja nga ana tjetër i shkruan:
“Jam e lumtur që do udhëtojmë bashkë në botën e mrekullive”