Shejla Bakija shqiptarja nga Tuzi i Malit të Zi u vra nga ish-partneri i saj Ilir Gjokaj pak ditë më parë. Ata ishin ndarë disa kohë më parë, pasi më 26 gusht kjo e fundit kishte bërë kallëzim në polici se ai e këcënonte.
Çështja u mbyll vetëm me një gjobë ndaj 28-vjeçarit. Autori i krimit shkoi në banesën e saj dhe qëlloi me breshëri plumbash këdo që i dilte para. Si pasojë e reja humbi jetën dhe u plagos rëndë i ati i saj.
Ndërkohë, detajet të reja tronditëse janë zbuluar për vrasjen e 19-vjeçares. Hetimet kanë nxjerrë në dritë se Gjokaj e ka kërcënuar të renë në shtëpinë e prindërve duke i thënë:
“As në qiell as në tokë nuk do të jesh e tjetërkujt”.
Ai u vetëdorëzua në polici dhe tashmë pritet të përballet me drejtësinë për krimin e kryer. Tashmë pritet që ai të merret në pyetje në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë gjatë ditës së sotme.
Ngjarja shkaktoi reagime të shumta dhe dhjetëra qytetarë u mblodhën dje para stacionit policor në Tuz, për të protestuar e për kërkuar drejtësi për 19-vjeçaren.