Noizy dhe Stresi bashkuan forcat dhe pritej që së shpejti projekti i tyre muzikor të publikohej, por duket se nuk ka për të ndodhur.
Dy reperët kanë ngritur dyshimet se i kanë prishur sërish raportet mes tyre.
Noizy dhe Stresi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Madje ky i fundit u shpreh në një video pasi u pyet për Noizy-n se “nuk do t’ia shohë më sytë”.
E teksa rrjeti po zien për raportin mes tyre, më poshtë mund të dëgjoni këngën e tyre të re, “Kur vim na”.