Scarlett Johansson, aktorja e famshme e cila ka luajtur ne shume filma me fame boterore sic jane “Avengers”, “Lucy” dhe se fundmi “Black Widow”, ku ky i fundit behet arsyeja qe detyron Scarlett te hedhi ne gjyq kompanine Disney.
Aktorja pretendon se kompania Disney ka shkelur kontraten, duke e detyruar aktoren qe ti hedhi ne gjyq.
Studio e produksionit ka prezantuar në të njëjtën ditë filmin “Black Widow” në kinema ashtu edhe në platformën online “Disney+”.
Filmi i Marvel doli në kinema më 9 Korrik dhe po në të njëjtën datë është futur në listën e filmave të Disney Company.
36-vjeçarja pretendon se nga ky vendim do të ndikoj tek të ardhurat e saj nga filmi.
