Ish-bashkëshortja e princit Andrew, vëllai i princit Charles, Sarah Ferguson, mohoi të ketë pasur marrëdhënie të distancuar me me Lady Diana-n.
“Ne i premtuam njëra-tjetrës që të ishim gjithmonë bashkë – nuk pati kurrë ndonjë distancë mes nesh,” tha ajo në një intervistë për People. “Të gjithë donin që të shihnin një grindje mes nesh, sepse ishim kaq të forta bashkë. Njerëzit duan ta thyejnë diçka kaq të fortë.”
Ok, por sidoqoftë, në një intervistë të saj për Harper’s Bazaar në vitin 2007, Ferguson u shpreh se Diana kishte refuzuar te fliste me të për të paktën një vit.
“Gjëja më e trishtë, në fund të fundit, ishte që ne nuk kishim folur për një vit, megjithëse unë nuk e dija arsyen,” tha ajo. “U përpoqa, i shkrova letra, duke menduar se çfarëdo që të kishte ndodhur, le ta zgjidhnim. Dhe e dija që ajo do të kthehej. Në fakt, një ditë para se të ndërronte jetë, ajo i telefonoi një mikeshës sime dhe i tha: ‘Ku është ajo? Dua të flas me të’.”
Sarah, dukesha e York-ut, u divorcua nga princi Andrew në vitin 1996. Ata janë prindër të dy vajzave, princeshës Beatrice dhe Eugenie.