Teksa ishte i ftuar ne nje interviste per “Kendin e Antoneles” ne “Top Arena”, Atdheu nuk kishte si t’i shpetonte pyetjeve ne lidhje me maredhenien e bujshme me ish konkurenten tjeter, Sara Malaj.
Antonela i beri nje pyetje pikante duke kerkuar komentin e Atdheut per faktin se sipas nje burimi “sekret” , Sara krijoi nje lidhje tjeter nje dite pas ndarjes me Atdheun.
Ky i fundit u pergjigj se InstaStory-t e Sares ia kishin derguar te tjeret, por qe cdo gje i ngelet Sares ne pergjegjesi dhe Atdheu i uron vetem suksese ne jete.
Gjithashtu, ne kete interviste u prek pak edhe ceshtja e zenkes me Andin.
Atdheu nuk tregoi konkretisht ngjarjen e cila solli fundin e shoqerise, por u shpreh se Andi ka bere disa veprime te shpeshta qe Atdheut nuk i kane pelqyer aspak, duke i dhene keshtu fund miqesise se tyre.
Gjate intervistes u vu re se Antonela po i bente shume pyetje ngacmuese Atdheut, por edhe dicka nuk ia la pa ja thene.
Ajo i tha Atdheut se eshte penduar qe kerkoi rikthimin e tij ne program, por nga ana tjeter edhe Atdheu qenka penduar qe eshte rikthyer.