Sara Malaj-n e shpallin “te vdekur” ne Instagram. Reagon e revoltuar Jasmina: “deri ku arrijne njerezit”

Ka pak dite qekur Sara Malaj hapi nje llogari te re ne Instagram, duke u shprehur se nga ketej e tutje ajo do te jete llogaria e saj e vetme, pasi e vjetra iu hakua.

Mirepo, sikur te mos mjaftonte vjedhja e llogarise, ne adresen e saj kane vendosur opsionin e “perkujtimores”, opsion i cili vendoset kur personi qe posedon llogarine e Instagramit nderron jete.

Per kete fakt reagoi e habitur edhe Jasmina se deri ku mund te arrijne njerezit me veprime te tilla dhe me te keqen e tyre.

“Nuk e di domethene deri ku mund te arrijne njerezit! Sara moter R.I.P se ndryshe su pushon e keqja ketyre!”- ka shkruar Jasmina ne postimin e saj teksa ka treguar llogarine aktuale te Sares.