Sara Hoxha tregon se kur do të fillojë “BBVA 3” dhe ka dy fjalë edhe për Luizin!

Pak ditë më parë në prag të finales së “BBV”, Sara Hoxha bëri me dije se edicioni i tretë i reality show-t do të vijë shumë shpejtë.

E në fakt duket se formati do të rikthehet vërtetë më shpejtë se ç’presim, teksa producentja e tij ka zbuluar së fundmi periudhën kur do të fillojë “BBV3”

“Do kemi një “BBVA 3” së shpejti, patjetër. “Big Brother” do i lërë hapësirë programacionit të Top Channel, i cili është goxha i ngjeshur në verë, me shumë emisione dhe të reja që nuk dua t’i zbuloj për momentin dhe më pas do të vijë në sezonin vjeshtë-dimër 2023-2024”.- tregoi Sara

Po ashtu, Sara tha edhe dy fjalë për “fenomenin Luiz” dhe nëse do të ketë një përsëritje të tij në edicionet e ardhshme:

“Nuk e di a do të kemi një fenomen tjetër Luiz, apo do të kemi më shumë konkurrentë që do të kthehen në fenomene. Ky spektakël tregoi se sa shumë publiku e do televizonin.”

Pra bëni nja dy muaj plazh dhe bëhuni gati, “BBV3” është vërtetë afër.