Shakira është duke luftuar emocionalisht pasi ndarja e saj nga Gerard Pique.
Pavarësisht se së fundmi ka gjetur një marrëveshje me Piquen se ku do të jetojnë fëmijët e tyre, ajo nuk duket se po ndihet mirë në këto momente.
Ka qenë programi ‘Salvame’ ai që zbuloi një sërë imazhesh të artistes në një gjendje jo të mirë emocionale.
Në fakt, informacioni bazohet në pamjet e siguruara nga një dëshmitar i cili ishte i pranishëm në të njëjtin vend me Shakirën.“Ajo ishte me dy shoqe dhe ishte në gjendje të keqe”, ka shpjeguar burimi.
“Ajo ishte me tuta, e vërteta është se ishte… kishte një fytyrë të mërzitur dhe, që në momentin që mbërriti, fliste në telefon në anglisht. Ajo duhet të ketë kaluar një orë e gjysmë duke folur në telefon. Sapo e mbylli telefonin filloi të qante, nuk donim t’i afroheshim sepse po debatonte me shoqet. Mamaja ime është një fanse e madhe, i thashë ‘Epo, është e pamundur t’i afrohesh për t’i kërkuar një foto’. Po ju them, të gjithë e panë që ishte ajo dhe askush u afrua”, tha burimi.
Kujtojmë që ylli kolumbian dhe futbollisti ranë dakord që fëmijët të transferohen në Miami me Shakiran në vend që të qëndrojnë në Barcelonë me Pique-n.