[ad_1]
Samsung prezantoi dy tabletë të rinj në linjën e Galaxy Tab: Galaxy Tab S7 FE dhe Galaxy Tab A7 Lite.
Ndërsa modeli S7 FE ofron një ekran masiv prej 12.4-inç, Galaxy Tab A7 Lite është një tablet buxhetor për masat.
Ekrani 12.4-inç TFT i Tab S7 FE ka një rezolucion prej 2560 x 1600 dhe vjen me lapsin S-Pen në paketim. Ka po të njëjtin dizajn metalik si linja Tab S7 dhe është i disponueshëm në katër ngjyra: Zezë, Argjendtë, Jeshile dhe Rozë.
Me peshë prej 6.3mm, tableti peshon 608 gram. Në brendësi fshihet një procesor Snapdragon 750G me frekuencë 2.2Ghz. modeli bazë ka 4GB RAM dhe 64GB memorie ndërsa më i shtrenjtë 6GB RAM dhe 128GB memorie.
Përveç variantit Wi-Fi Samsung po ofron edhe një 5G por vetëm disa vende të botës.
Në pjesën e pasme të tabletit është një kamër 8-megapiksel që regjistron video me 30fps ndërsa në pjesën ballore një kamër selfie 5-megapiksel. Tableti ka dy altoparlant AKG, Bluetooth 5.0 dhe portë USB-C.
Bateria prej 10,090 mAh karikohet me 45W ndërsa Samsung ka vendosur të mos përfshijë një karikues.
Modeli Buxhetor Tab A7 Lite
Vjen me një ekran WXGA+ me rezolucion 1340 x 800, procesor tetë bërthamësh MediaTek 2.3Ghz dhe variantet 3GB RAM dhe 32GB memorie ose 4GB RAM dhe 64GB memorie.
Mund të përdorni një kartë SD për të rritur kapacitetin. Tab A7 Lite ka gjithashtu dy altoparlantë me Dolby Atmos. Konektiviteti konsiston në Wi-Fi 5, Bluetooth 5.0, USB-C dhe portë kufjesh 3.5mm. Tableti ka edhe LTE në disa vende të botës.
Së fundi bateria prej 5,100 mAh ka karikim 15-vat. Në pjesën e pasme është një kamër 8-megapiksel, dhe selfie 2-megapiksel.
Tabletët dalin në shitje më 18 Qershor me çmim prej 649 euro për Tab S7 FE dhe 159 euro për Tab A7 Lite. /PCWorld Albanian
[ad_2]