Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokçe (Nusret), dhe pronar i restorantit më të shtrenjtë që shërben biftek dhe që tashmë është hapur në shumë qytete të mëdha në të gjithë botën – Nju Jork, Miami, Stamboll, Dubai, Abu Dhabi dhe Mikonos po përballet me drejtësinë.
Ai akuzohet se ka detyruar shumë nga punonjësit e tij të punojnë jashtë orarit për të cilat ata nuk janë paguar.
«Salt Bae» siç njihet nga shumica, u bë viral disa vite më parë përmes videove në mediat sociale në të cilat ai shihej duke hedhur kripë mbi pjatat në një mënyrë shumë të veçantë dhe karakteristike.
The best #saltbae #salt#saltlife pic.twitter.com/p88N2lSkyv
— @nusr_et#Saltbae (@nusr_et) May 31, 2018
Por sot, ai po përballet me një proces gjyqësor nga pesë ish-punonjës të zinxhirit të njohur të restoranteve. Sipas avokatit të paditësve, këta persona të gjithë shtetas turq, pasi u punësuan nga zyrtarët e kompanisë, iu kërkua të shkonin në Shtetet e Bashkuara për të punuar në restorantet me famë ndërkombëtare të biznesmenit të njohur.
Sidoqoftë, pasi mbërritën në Shtetet e Bashkuara dhe ranë dakord për një pagë fikse javore, ata u detyruan të punonin më shumë se 70 orë në javë pa u paguar për punën jashtë orarit. Ndër të tjera, ata thanë se “Nusret ishte agresiv në menaxhimin e restorantit, duke mallkuar shpesh punonjësit dhe duke i fajësuar ata për gabimet e punonjësve të tjerë.”