Prej disa ditësh në media dhe në rrjetet sociale u përfol lajmi se Xhemi Shehu do të rikthehej në “Portokalli”, sigurisht si moderatore në krah të ish-partnerit në skenë, Salsano Rrapit dhe moderatores tjetër aktuale, Fjoralba Ponari.
Këtë lajm, edhe pse në mënyrtë të tërthortë, e ka konfirmuar sot edhe vetë Salsano. I ftuar në “Wake Up”, bashkë me kolegun në radio Adi Pojana, ndër të tjera aktori u pyet se kush do ta moderojë “Portokalli”. Ai konfirmoi emrin e tij dhe të Fjoralbës, ndërsa po ashtu konfirmoi se do të ketë një “të tretë”, por nuk ja përmendi emrin. Megjithatë besojmë se është e qartë për kë bëhet fjalë.
“Tani unë nuk e di a ka dalë a s’ka dalë data, nuk e di nëse duhet ta them datën apo jo. Kemi filluar që në fillim të shtatorit, do të ketë shumë personazhe të reja edhe nga aktorë të vjetër, është bërë një strukturë e re. Sigurisht struktura e re ka bërë disa ndryshime edhe në strukturë dmth në sallë dhe në skenë. Nuk ndryshon në thelb gjëja por ka gjëra të reja. Dancing do jetë të premten dhe Portokalli do jetë të dielën. Do moderohet nga mua, nga Fjoralba Ponari edhe një e tretë e cila nuk ka dalë akoma. Unë kam fatin e Blendit në treshe këtë sezon”- tha Salsano në lidhje me Portokallinës, teksa foli edhe për angazhimin e tij në “Dancing With the Stars.
Po ashtu ai përmendi edhe dicka gjatë bisedës në lidhje me faktin që është në “fund të jetës artistike”, megjithatë mbetet një diskutim për një herë tjetër, sepse ne na duket më në formë se kurrë.