Salsano Rrapi e imitoi, Zhaklina reagon publikisht

Pak ditë më parë një video virale e aktorit të humorit, Salsano Rrapi u bë virale në rrjet.

Në video shihej aktori teksa (në mënyrë perfekte) imitonte opinionisten e “Big Brother VIP”, Zhaklina Lekatarin.

https://www.instagram.com/reel/CqiPv7XjJF6/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Mirëpo si e ka pritur këtë imitim Zhaklina? Me aq sa tregoi në storyn e fundit duket se opinionistja e ka pëlqyer.

Zhaklina postoi pikërisht momentin e imitimit nga Salsano në story-n e saj në Instagram shoqëruar me disa emoji të qeshurash, teksa ka etiketuar dhe Salsanon.

Zhaklina mbrëmjen e djeshme është përfshirë në një debat të fortë me banorët e “Big Brother VIP”, por situata agravoi pasi Kiara iu drejtua opinionistes se është ndjerë mjaft në presion prej fjalëve të saj.