Të gjithë ata dhe janë VIP-a, që janë mësuar me komoditet, dhe tani po jetojnë në kushte krejt të ndryshme nga çfarë janë mësuar, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndaj kërkesat e tyre priteshin. Mirëpo, banorët e “Big Brother VIP” kanë patur kërkesa disi të çuditshme, të cilat i ka zbuluar moderatorja Arbana Osmani në spektaklin e sotëm.
Sheila Haxhiraj nuk bënte dot pa karamele me xhinxher, Kledi pa hurma arabie, Fifi kërkonte saç për fli, Iliri magnetofon dhe bokse për koreografi, të tjerë parukier personal, ndërsa në dhomën e rrëfimit, Arditi i çuditi të gjithë me kërkesën për raki.
Përveç këtyre “tekave”, gjatë javës së parë të qendrimit në shtëpi ata kanë shkelur vazhdimisht rregullat e vendosura nga ‘’Vëllai i Madh’’ dhe për këtë arsye në shtëpi më herët kishte mbërritur një zarf i zi, bashkë me një dënim.
Konkurentët kanë rezultuar se kanë fikur mikrofonat, kanë dëmtuar objektet e shtëpisë, nuk kanë respektuar kohën e përgatitjes për spektaklin, kanë mbuluar nga kamera ambiente të shtëpisë, si dhe kanë shkelur shumë rregulla të tjera.
Për këtë disa prej banorëve më ‘’rebelë’’ do të dënohen, në mënyrë të tillë që të ndërgjegjësohen për korrektësinë dhe disiplinën gjatë qendrimit në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve. Megjithatë, siç ka njoftuar moderatorja Arbana Osmani, dënimin do ta marrim vesh në fund të spektaklit.
