Sabiani dhe Keisi gjithmonë kanë spikatur me raportin e tyre të veçantë si babë e bijë.
Këngëtari feston sot ditëlindjen dhe padiskutim urimin më të veçantë e ka marrë nga e bija, Keisi.
Krahas fotos së tyre në një postim të këndshëm në Instagram, ajo shkruan:
‘Gëzuar ditëlindjen! Gjysma ime ne u rritëm bashkë më mësove si të flas, si të sillem, më mësove sa intriga & ligësira ka kjo botë kaq e madhe, ti më mësove si ti përballoj dhe të bëhem e zonja e vetes.
Ti nuk u lodhe kurrë, nuk të dëgjova njëher të ankohesh e të dorëzohesh. Je krenaria ime ba & shpresoj të të bëj dhe unë një ditë po aq krenar sa më bën ti çdo ditë të jetës time zemër ne të dy kundra gjithë botës.’
Sigurisht për këngëtarin në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar dhe urimet nga miqtë dhe të afërmit duke ia bërë akoma më speciale ditëlindjen.