Vetëm pak ditë më parë Eros Grezda dhe Ajsel Abazi j bënë prindër për herë të parë.
Dyshja e njohur ka ndarë lajmin me ndjekësit duke zbuluar edhe emrin e veçantë të birit të tyre, Kian.
Ndërsa së fundmi këngëtarja, Ajsel, ka postuar disa foto ku tregon për publikun portretin e ëmbël të së birit.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa të do mami ty, bebi im i ëmbël Kian”, shkruan Ajsel.
Postimi ka marrë shumë pëlqime dhe komente të bukura, urimesh edhe nga personazhe të njohura.