Sa ndjekes fallco kane ne Instagram-et e tyre Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj? Ish banori i “Big Brother” i nxjerr zbuluar

Fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, beri publike diten e sotme ndjekesit fallco qe kane ne Instagram-et e tyre disa nga personazhet me te perfolur, me kerkesen e ndjekesve te tij.

Anaidi fillimisht beri publik disa mesazhe me stafin e tij, ku flihej per pagesen e larte qe kerkonte nje influencer ne kembim te nje reklame, mirepo pjesa me e madhe e ndjekesve te tij ishin fallco.

Pas kesaj, ndjekesit e Anaidit kerkuan te ekspozonte edhe personazhe te tjere.

Nder ta ishte Bora Zemani, e cila rezultonte me 37.74% ndjekes fallco, Donald Veshaj me 13.07% dhe Beatrix Ramosaj me 33.04% ndjekes fallco.

Anaidi postoi gjithashtu edhe ndjekesit e moderatores Arbana Osmani e cila rezulonte me 21.98% ndjekes fallco.