Nuk ka kaluar shume kohe qe nga njoftimi se ish konkurentja e Përputhen, Tea Trifoni, do te jete akoma pjese e televizionit, madje si nje moderatore.
“Goca dhe Gra” do te quhet emision me i ri ne moderim te Teas dhe 3 vajzave te tjera: Fatma Haxhiasllani, Krista Merkoci dhe Olesia Leco, program ky i dedikuar totalisht femres, forces se saj ne shoqeri e ne familje, cfare deshirojne dhe si dashurojne ato.
“Grate mund te bejne cdo gje qe bejne burrat, por grate mund t’a bejne edhe me taka”- kjo ishte thenia e tyre ne klipin prezantues, por persa i perket detajeve te tjera? Cfare do te na sjelle ky program?
Per kete foli vete Tea me ane te nje pyestesori ne Instagram. Programi do te transmetohet nje here ne jave, vetem te shtunave ne oren 12:45.
Do te jete nje “Talk Show” ku pervec 4 vajzave do te kete dhe te ftuar te tjere per te trajtuar tematika si: temat sociale, marredhenie, bukuri, fashion, aktualitet etj.
Pervec shikueshmerise te ketij programit nga femrat, ato presin qe edhe meshkujt te jene te interesuar t’i ndjekin duke u futur keshtu me shume ne botekuptimin e femres.