Besnik Qaka dhe vajza e tij 4 vjeçe, Una zbuluan një moment të vecantë dhe human që kanë realizuar.
Vajza e këngëtarit të grupit “NRG Band” ka dhuruar flokët e saj të gjatë për fëmijët me kancer.
Besniku tregon se si erdhi ky vendim i madh nga vajza e tij në një moshë kaq të vogël.
“Në fakt, kjo ka ndodhur rastësisht sepse ne kemi shkuar, zakonisht fëmijët i çojmë në kontroll, kontrollet rutinore që bëjmë te mjeku, i kemi pasur atje”-tha ai.
“Una pa një rast, një fëmijë pa flokë dhe pyeti “pse babi nuk ka flokë vajza?” Unë i tregova që është e sëmurë dhe ti i ke flokët e gjata, për shembull, mund t’ia japësh flokët dhe ajo tha “unë do ia kisha dhënë flokët vajzës, nëse do”. Moderatorja i thotë se u tregua e gatshme menjëherë Una për t’ia dhuruar flokët? Besnik Qaka i përgjigjet se u tregua e gatshme, ne e kemi pritur një ditë, dy ditë se kjo është fëmijë, është vetëm 4 vjeç e gjysmë dhe për të tretën e katërtën herë përgjigjja ka qenë e njëjtë. “Po, dua t’ia dhuroj flokët fëmijëve që janë të sëmurë me kancer”.
