Nga Italia në Turqi, Rudina dhe Marku po i shijojnë në maksimum pushimet. Është moderatorja vetë që rrëfen gjithcka përmes postimeve në Instagram, e në plot raste, gjen kohën t`u përgjigjet edhe komenteve që merr.
Megjithatë, nuk janë të gjitha pozitive. Nje koment se fundmi ne postin e saj te fundit vjen nga nje ndjekese ku nuk ka hezituar aspak te shprehi mllefin qe ka ndaj saj.
“Sa fshatare që je, si mundet?! Më vjen keq thjesht për modelin e keq që i përcjell vajzave të reja!”, i ka shkruar një ndjekëse.
Dhe sigurisht qe Rudina nuk mund te rrinte pa ia kthyer nje pergjigje.
“Ehhh, të paktën të vjen keq!”, ndërsa më pas shtoi: “Zilia zemër errëson sytë e miletit. Zili për dashurinë sidomos”. – ia ktheu Rudina