Diten e djeshme u transmetua puntata e pare e emisionit me te ri ne “Top Channel” te titulluar “Goca dhe Gra”. Nje emision ky i dedikuar femres dhe forces saj e qe per rrjedhoje prezantohen nga 4 femra, nga: Tea, Fatma, Krista dhe Olesia.
Si hera e pare e te qenit ne rolin e nje moderatoreje, Tea postoi nje foto ne Instagram ne ambientin e programit, ku nuk munguan urimet nga ndjekesit e saj per kete pozicion te ri televiziv.
Ai qe spikati, ishte komenti i Arjan Konomit, ku pervec urimit ndaj Teas, ne shkrimin e tij i dedikohej nje pjese edhe gazetares, Fatma, qe tashme moderon krah saj.
“Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam merak se aty nuk do te mund te shfaqesh tere aftesine tende ne ekran. Ruaju mos te te mbyse paaftesia e te tjereve! Suksese!”- ka shkruar opinonisti.
Arjani nuk permend emra, por ashtu sic e kemi ndjekur shpesh ne “Perputhen Prime” te sezonit te kaluar, debatet e tij me Fatmen ishin aq te shpeshta saqe kalonin edhe ne ofendime personale.
Gjithashtu, duhet permendur qe me dy vajzat e tjera te panelit, Olesia dhe Kristen, Arjani nuk ka patur kurre nje perplasje, ndaj edhe kuptohet qe ky shkrim i tij i dedikohet Fatmes.