Prime-n e djeshëm, Luiz Ejlli u vu përballë kutisë së Pandorës, e ashtu sic ishte e pritur, nuk ngurroi aspak t’a hapte.
Atij iu dha mundësia për të takuar dy miqtë e tij më të mirë, e nga ana tjetër duhet të nxirrte në nominim tre prej banorëve.
Me të lexuar pjesën e nominimit, Luizit iu deshën më pak se tre sekonda për të përmendur emrat e banorëve, Kristi, Armaldo dhe Olta, të cilët janë të zgjedhurit për të shkuar “kokë më kokë” në nominim.
Mirëpo a do të ketë me të vërtetë një eleminim nga të zgjedhurit e Luizit? Kjo është pyetja që po mundon disi ndjekësit e reality show-t ditën e sotme dhe e gjitha pas hyrjes së Sabianit.
Por, pse pikërisht pas hyrjes së këngëtarit?
Sepse një foto po qarkullon së fundmi në rrjet ku shihet se Sabiani pritet të jetë pjesë e një eventi që do të mbahet në 9 mars, duke bërë ndjekësit të aludojnë se prime-n e të martës do të jetë pikërisht ai që do të largohet nga gara, duke bërë që nominimi i Oltës, Kristit dhe Armaldos të anullohet.
Dyshimet shtohen më shumë pasi burime për “Lokimagazine.com” konfirmojnë se në eventin që do të mbahet, rezervimet vazhdojnë të bëhen.
Duke qenë se Sabiani hyri me qëllimin për t’i dhënë një mesazh çiftit që po krijohej, Keisit dhe Kristit, atëherë mundësia është që këngëtari të largohet me dëshirë nga gara pasi e kreu ‘misionin’ e tij.