Kylie Jenner ka reaguar pas spekulimeve se ajo dhe Hailey Bieber janë tallur me Selena Gomez.
Ylli i “Kardashians” i quajti thashethemet “budallallëqe” në një koment në TikTok.
Modelja 26-vjeçare dhe Jenner morën vëmendje të martën kur Kylie postoi një screenshot nga një telefonatë në FaceTime me Hailey duke ngritur vetullat e tyre.
Postimi erdhi disa orë pasi Gomez u tha ndjekësve të saj në TikTok se ajo “i leu shumë vetullat”. Ajo shtoi: “Do të doja të isha po aq e bukur sa Bella Hadid”
Përdoruesit e TikTok akuzuan Bieber dhe Jenner se po talleshin me videon e Gomez me postimin e tyre.
“Asnjë gjë ndaj Selenës dhe nuk e pashë postimin e saj. Ju djema po krijoni diçka nga asgjëja”, shkroi Jenner. Gomez, 3″u pajtua” me të në një koment të sajin.
“Është e gjitha e panevojshme”, ka shkruar aktorja. “Unë jam një fanse e Kylie!”
Bieber, nga ana e saj, nuk ka reaguar lidhur me situatën.
Hailey, e cila është e martuar me ish-in e Gomez-it, Justin Bieber, hodhi poshtë thashethemet për grindje në shtator 2022, duke u thënë në “Call Her Daddy” se ajo dhe Selena kanë vetëm “respekt” dhe “dashuri” për njëra-tjetrën.
Muajin pasardhës, fotot e dyshes duke pozuar së bashku në një mbrëmje gala u bënë virale.
Gomez foli për fotografitë për Vulture në tetor 2022, duke thënë se ato nuk ishin një “gjë e madhe” dhe se sherri mes tyre nuk ka ekzistuar ndonjëherë.
Megjithatë, në fillim të këtij muaji, fansat akuzuan Hailey-n se kishte ironizuar Gomez për peshën në një video të fshirë të TikTok me Kendall Jenner – por ajo mohoi këtë.
Gomez gjithashtu u përgjigj, duke u thënë fansave të saj që të mos shqetësoheshin sepse ajo “nuk i lejon këto gjëra ta shkatërrojnë atë”.
Burimi: /Revista Class