Mbrëmjen e djeshme në “Goca & Gra” është hapur një temë diskutimi pas mesazhit të një ndjekëseje, ku shprehej se partneri i saj ishte “çun mami”.
Blogerja Armina Mevlani bëri një reagim spontan dhe e këshilloi vajzën të largohej nga këta lloj çunash.
“Ik nga çunat e mamit, sepse është skandal që burri të vazhdojë të jetë çun mami,”-u shpreh ajo.
Armina ka treguar gjithashtu se nuk bie dakord me mendimin e kolegeve të saj kur shprehen se nuk ka asgjë të keqe që vjehrra të të ndihmojë me punët e shtëpisë.
Sipas saj kjo gjë cënon intimitetin e një çifti dhe e njëjta gjë vlen dhe për mamanë e saj.
“Nuk është normale, se ideja është pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. Pse duhet të vijë ta bëjë, është privatësi.
Ti ke sirtarët e tu, pse duhet të hyjë në intimitet një nga prindërit. Prishet intimiteti, se ti ke ndërresat, ke shtëpinë tënde.
Pse duhet të vijë vjehrra të të bëjë punët. As mami im nuk ka pse të vijë. Nuk është pastruese. Do ndjehesha keq ta bënte”-tha ajo.