Një nga serialet më të rinj të Netflix është bërë më i shikuari në javën e tij të parë, duke kaluar 500 milionë shikime në 7 ditë e duke lënë kështu pas serialet e tjera të famshme të platformës: “Squid Game” dhe “Bridgerton”, “Monster: The Jeffrey Dahmer Story” tregon vrasjet e Jeffrey Dahmer në 10 episodet e tij.
I krijuar nga Ryan Murphy, seriali bazohet në historinë e vërtetë të njërit prej vrasësve serialë më famëkeq në SHBA, i cili i hante viktimat e tij.
Ky serial debutoi në 21 shtator dhe u pa nga 196,2 milionë persona.
Rikujtojmë, se syzet që Jeffrey Dahmer mbante në burg kanë dalë në shitje për 150,000 dollarë.
Krimet e vrasësit serial janë kthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të një seriali të tij në Netflix.
Taylor James, i cili është pronari i “Cult Collectibles” në Kanada u shpreh për TMZ se kjo do të jetë shifra me të cilën do të shiten syzet e vrasësit serial.
Sendet famëkeqe të vrasësit, bibla, fotot origjinale të familjes dhe dokumentet janë gjithashtu në shitje në faqen e internetit të Cult Collectibles, ndërsa kushdo që është i interesuar të blejë për 150 mijë dollarë syzet këshillohet të kontaktojë drejtpërdrejt Taylor-in.
https://youtu.be/NVHHs-xllqo