Camila Coelho, blogerja e njohur në Instagram, është kritikuar jo pak për fotot e saj me të birin pranë një ballkoni.
35-vjeçarja u shfaq në disa foto në Paris, por njerëzit kësaj here nuk vunë re as kombinimin e ditës, as kullën Eiffel nga pas.
Gjithë vëmendjen e mori fakti që fëmija ishte shumë pranë ballkonit dhe gjithë fotot dukeshin të rrezikshme.
“Për Kain është hera e parë në Paris. Shumë e lumtur që jam kthyer (për javën e modës në Paris) dhe do të festoj ditëlindjen këtu me bashkëshortin”, shkroi ajo në foton me të birin 7 muajsh.
Mijëra njerëz e kanë kritikuar Camila-n se kanë vënë në rrezik bebushin vetëm për disa pëlqime në rrjetet sociale.
“Fëmijët dhe ballkonet nuk shkojnë së bashku. Njerëzit natyrisht që do nevrikosen”, shkruan dikush.