Aktorja e njohur turke, Melisa Döngel e cila ka luajtur ne disa seriale duke perfshire “Sen çal Kapim?” dhe “Ask Mantik Intikam” ka tronditur gjithe Turqine dhe mbare opinionin publik pas rrefimit per jeten e saj.
Ne rrefimin e saj ajo ka treguar se kur ishte ne moshen 15 vjece, Babai i saj e perdhunoi. Gjithashtu aktorja u shpreh se kete situate ja tregoi mamase por ajo nuk e besoi, dhe i kerkoi qe mos ti tregonte askujt tjeter.
Pas gjithe kesaj traume, Melisa u shpreh se ka marre ndihme psikologjike per nje kohe shume te gjate pasi e kishte te pa mundur ta ‘kapercente’ kete traume ne jeten e saj.
Edhe pse fillimisht ëndrra e saj ka qenë të studionte psikologji, aktorja e famshme ka treguar se aktrimi i duket shumë i ngjashëm me psikologjinë dhe e ndihmoi të dilte nga errësira e të qëndronte në këmbët e veta për të nisur një jetë të re.
Kjo histori është bërë e njohur dhe pas përplasjeve që ka pasur me të atin dhe tani që ai është ne burg. Melisa ka kërkuar kujdestarinë e së motrës 17-vjeçare për të shmangur historinë të përsëritet, por i ati nuk e ka lejuar dhe ka thënë se vajzën mund ta mbajë vetëm e ëma.
Persa i perket te emes se aktores, ajo jeton ne Rusi dhe e ka dërguar vajzën sërish tek e motra pasi nuk mundi të kujdesej dot për të.