Ndodh ndonjëherë që intervistat të shkojnë keq si nga ana e të ftuarit apo prezantuesit duke hasur në ndonjë keqkuptim të pyetjes ose ndonjë deklarate. Kjo ndodhi muaj më parë Bieta Sulon dhe Roza Latin.
Roza Lati u pyet për disa fotografi që kishte realizuar dhe theksoi se ishin vetëm një pjesë aktrimi.
“Do të bëhesha miliardere nëse do të shisja kasetën time të seksit”- ishte titulli që shoqëronte këto foto shumë provokuese.
Gjatë intervistës, “Do t’i biesh dikujt në sy?”, e pyei Bieta për fotot.
“Ti bie në sy dikujt?! Jo zemër unë bie në sy dhe kur dal e veshur me shapka kur nxjerr qenin. Unë zhvishem dhe kur dal në emision dhe kur dal për të pirë. Nuk vishem deri në grykë.
Me thënë të drejtën minifundin e vesh, kurrizin nëse dua ta nxjerrë jashtë e nxjerr. E kam trupin në formë pse mos ta bëj. O Bieta, unë e kam me qejf punën që bëj.”- tha Roza.
Më pas, Roza qartësisht e acaruar nga pyetjet që i bënte moderatorja, i rikujton me ironi që ajo edhe mund të pyet për projektet në të cilat po punon.
“Emisioni u mbyll, do rinisë në shtator, faleminderit që pyete. Shumë i bukur edhe seriali, ua sugjeroj ta shihni,”- tha ajo, ndonëse nuk u pyet nga Bieta.
E ftuar së fundmi në Prive, iu rikthye këtij sherri që më pas kishte vazhduar edhe në rrjete sociale.
Kur u pyet se kur është ndjerë e sulmuar nga mediat, ajo theksoi pikërisht atë moment para disa muajsh me Bieta Sulon
“E sulmuar nën brez nga mediat ka qenë rasti kur kam qenë e ftuar tek emisioni i pasdites në Top Channel. Pata një qasje shumë të shëmtuar, xhelozie dhe inati nga moderatorja dhe ktë e them sepse ktë më kanë thënë të gjithë. Domethene, kjo përgjigja ime është akumulim i opinioneve publike mbas daljes sime në atë emision”