Ronela Hajatit i ndodh e papritura në televizionin spanjoll! Videoja bëhet virale

Pas Eurovizionit Ronela Hajati ka krijuar një lidhje të fortë me Spanjën ku nuk kanë mbaruar ftesat për koncerte apo dhe daljet televizive.

E ftuar në një televizion spanjoll, teksa performon këngën “Sekret”, Ronelës i është ngatërruar mikrofoni me veshjen dhe në përpjekje për ta hequr ajo e kalon me shumë sportivitet.

Teksa përpiqet t’a zgjidhë Ronela vazhdon performancën, gjë për të cilën është duartrokitur nga publiku.