Ditën e sotme Romeo i bëri një surprizë vëllait të tij, Donaldit, teksa kaloi me parashutë mbi shtëpinë e Big brother Vip.
“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thirrur disa herë Romeo.
Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.
Por jo vetëm Donaldi është prekur nga supriza e të vëllait. Edhe Bora Zemani ka reaguar me anë të një postimi në Instastory, ku ka ndarë video nga momenti dhe përmend tre vëllezërit (Romeo, Donald dhe Mario Veshaj) dhe ka vendosur tre zemra.