Historia e Borës me Donaldin ishte kryetema e vitit të shkuar në të gjithë mediat online e jo vetëm.
Kjo histori shkaktoi shumë zhurmë dhe shumë detaje mbeten të pazbuluara, mirëpo disa prej tyre i ka bërë te ditura së fundmi ish fituesi i BB, Anaid Kaloti.
Teksa ka qenë i ftuar në “Një natë me Aulonën”, Anaidi u shpreh se Romeo ishte kundër bashkimit të Donaldit me Borën dhe kundër parashutës që ai kishte ngritur për ta. Anaidi tregoi gjithashtu edhe bisedat e tij me Borën, e cila ka thënë se nuk e duron dot Romeon për shkak të fjalëve të këqija që kishte thënë për të nëpër Tiranë.