Spoiler: Vrapo drejt romancës. Afërdita hyn në Jupiter dhe të inkurajon të marrësh hapa spontanë, të ndërmarrësh rreziqe dhe të rendësh drejt pasionit.
Dashi
Mos prit më shumë, por shpreh emocionet, dëshirat dhe ëndrrat e tua. Marsi të motivon të thyesh çdo barrierë komunikimi dhe të motivon të pranosh të gjitha mundësitë që po vijnë drejt teje. Gjithashtu, mos harro: mirëqenia jote shpirtërore, fizike dhe mendore përbën prioritet!
Demi
Zakonet nuk janë gjithmonë të mira. Kjo javë të shtyn të mos ndërmarrësh veprime që ndërlikojnë të ardhmen tënde, por të synosh suksesin. Njihi vlerat e tua! Si dhe, mos harro miqtë!
Binjakët
Kjo javë të bën të romantizosh të gjithë jetën tënde: miqtë, partnerin/en, ndjesitë e bukura dhe çdo gjë që të rrethon. Mos u çudit aspak kur të gjithë të tregohen më të dashur dhe më të mirë me ty.
Gaforrja
Kënaqësia është kura që të shëron, e dashur Gaforre. Rrethoje veten me njerëz që të sjellin kënaqësi dhe gëzim. Lidhu me ta, krijo shpresë, optimizëm dhe kujtime të bukura.
Luani
Kjo javë të fton të ndërmarrësh rreziqet e këndshme për hir të pasionit dhe dashurisë. Do kesh disa surpriza në raport me miqtë, pasi mund të përfshihesh në një konflikt dhe të kuptosh se cilët janë miqtë besnikë dhe ata që meritojnë kohën dhe energjinë tënde.
Virgjëresha
Që të zgjidhësh problemet, duhet të bësh dialog, jo monolog e dashur Virgjëreshë. Këtë javë, fol, komuniko dhe lidhu me të tjerët. Kjo do të të ndihmojë shumë si në aspektin personal, edhe në atë profesional.
Peshorja
Miq apo të dashuruar? Nëse je në këtë pozitë, gjej më të mirën, atë që të përshtatet dhe mendon se është e favorshme. Praktiko mirëqenien dhe meditimin.
Akrepi
Gjej rrugën tënde, Akrep. Kjo periudhë të ndihmon që të gjesh rezultatet më të mira për aspekte të ndryshme, të cilat cekin dashurinë, shëndetin dhe profesionin. Marsi hyn në Binjakë dhe të ndihmon të komunikosh qartë dëshirat e tua dhe të njohësh më mirë veten, edhe në sferën intime.
Shigjetari
Trego të vërtetën, Shigjetar! Nëse po ndien më shumë dashuri për partnerin/en, thuaja. Shprehu qartë, në mënyrë direkte që të kuptosh dhe të kuptohesh nga të tjerët.
Bricjapi
Kjo javë të gjen më të përgjegjshëm dhe të respektueshëm me njerëzit. Marsi në Binjakë të motivon të krijosh rutinën tënde dhe të krijosh balancën e duhur.
Ujori
Është shumë e rëndësishme që të kesh besim te vetja, të dish vlerat e tua dhe të ndërmarrësh hapat e duhur. Pikërisht, kjo periudhë të gjen si një mjeshtër në komunikim dhe në aftësitë e tua krijuese. Shfrytëzoje dhe ki besim se vlerat e tua janë superiore.
Peshqit
E bukura qëndron në gjërat e vogla, i dashur Peshk. Kushtoju vëmendjen e duhur atyre që të qëndrojnë pranë dhe të bëjnë të ndihesh në shtëpi.
Burimi: /Anabel