Ylli turk Tolgahan Sayisman dhe futbollisti i famshëm shqiptar Eros Grezda janë bërë bashkë.
Këtë e ka zbuluar aktori shumë i dashur për shqiptarët përmes rrjeteve sociale.
Ai ka publikuar një foto me futbollistin shqiptar në një nga stadiumet e Stambollit dhe ka shkruar: Njihuni me vëllain tim të ri.
Prej ditësh po flitet se Grezda ka nisur një romancë dashurie me Ajsel Abazin, e cila është kushërirë e afërt e Almeda Abazit.
Edhe pse lidhja nuk është konfirmuar nga asnjëra palë zyrtarisht, ata po shfaqen së bashku në rrjete sociale duke mos fshehur daljet e tyre.