Krist Aliaj është një nga finalistët e “Big Brother VIP”, i cili qysh në nisjen e eksperiencës së tij trazoi ujërat.
Një nga çështjet që bëri bujë në mediat online ishte lidhja e tij jashtë me një vajzë të huaj të quajtur Zaza.
Pas romancës me Keisin, Kristi tregoi se lidhja me Zazan kishte përfunduar përpara hyrjes së tij në program, ndërsa më pas kjo e fundit bëri publike disa biseda që vërtetuan të kundërtën.
Së fundmi, ai ka vendosur që të tregojë më tepër lidhur me këtë romancë.
Teksa qëndronte me Dean ai ka zbuluar se me Zazan janë takuar shumë rrallë me njëri-tjetrin dhe kjo vështirësonte lidhjen e tyre.
“Mund të bëhej shumë serioze. Do shkonte drejt asaj. Nuk ishte një njohje, ishim takuar ne, por jetonim dhe larg dhe nuk takoheshim shumë. Ishte shumë e vështirë. E doja? E kisha qejf, nuk ishim takuar aq shpesh sa të duheshim, sa ta doja unë. Ku duhet një njeri kaq thjesht”, ka treguar ai.