Pak dite me pare, nje lajm qarkulloi ne media ku thuhej se Robert Berisha dhe partnerja e tij, Laureta Maqedonci, i dhane fund lidhjes muaj pasi e bene publike.
Dyshimet u shtuan kur dyshja nuk ndiqej me ne rrjetet sociale dhe per me teper kishin fshire te gjitha fotot me njeri-tjetrin.
Se fundmi, janë burime pranë ciftit që konfirmojnë dhënien fund të lidhjes dhe po ashtu zbulojnë arsyet që kanë cuar drejt ndarjes.
“Prej afro një muaji dukej se raporti i tyre nuk po funksiononte siç duhej. Ka qenë presioni i krijuar nga ekspozimi publik që ka bërë që në çift të lindin mosmarrëveshjet e para. Laureta nuk e ka përjetuar mirë pjesën e vëmendjes dhe për këtë arsye pas ndarjes ka vendosur të marrë një pushim të plotë”, thanë burimet për “Prive.”
Kujtojmë se Robert Berisha i dha fund 4 vite më parë romancës disavjeçare me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur Renee. Pavarësisht ndarjes, ish-çifti kanë deklaruar se kanë ruajtur raporte të mira për shkak të vajzës.