Hyrja e Sabianit si konkurrent në shtëpinë e “Big Brother VIP” me objektiv përçarjen e çiftit Keisi-Kristi nuk u prit dhe aq mirë nga një pjesë e publikut.
Në lidhje me situatën e krijuar reagoi dhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila u shpreh ndër të tjera se për emisionin është “funny” hyrja e Sabianit por për Keisin është dhunë psikologjike”.
“Pertej shakas,kjo qe ndodhi sesht aspak normale jo per pjesen e spektaklit se was the funniest,por esht totalisht unhealthy jo vetem si mardhenie por totalisht nje dhune psikologjike dhe kontroll i frikshem i femijes,sidomos vajzes! Ky ishte mesazhi dhe shembulli me i gabuar ever”, u shpreh Einxheli.
Mirëpo Einxheli nuk është personazhi i vetëm publik që i doli kundër hyrjes së këngëtarit.
Mbrëmjen e djeshme ka ardhur dhe reagimi i shumëpritur i babait të Kristit, Robert Aliaj.
Teksa ishte në një video live në rrjetet sociale, Roberti nuk ngurroi t’i jepte një përgjigje Sabianit dhe një thumb produksionit.
“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë”, u shpreh Roberti.
“Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ishte kjo përgjigja e Robertit duke thumbuar Sabianin.