Robert Aliaj ka qenë shpesh i përfshirë në situatat e këtij “Big Brother VIP” duke komentuar lojën e të birit, Krist Aliaj.
Së fundmi, Roberti ka qenë i ftuar në një intervistë për “Ftesë në 5” ku ka folur për marrëdhënien e tij me Keisin, si dhe momentin kur ajo shpërtheu në lot pas eleminimit të Kristit.
“Më erdhi keq për Keisin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai, duke shtuar: “Ajo sjellje natën që doli Kristi ishte gjëja më e pastër në këtë Big Brother. Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë.”
Gjithashtu pas hyrjes së Sabianit në shtëpi për të mbrojtur Keisin, në rrjet komentohej në mënyrë ironike dhe komike se tashmë duhet të hyjë edhe Roberti në garë për t’i dalë krah Kristit.
Përsa i përket komenteve të këtij lloji, Roberti dha këtë përgjigje:
“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”.